SHA EMV vazhdon me shitjen e tepricës së natës të energjisë elektrike

SHA EMV vazhdon me shitjen e tepricës së natës të energjisë elektrike

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se në ankandin e hapur public për periudhë 07 – 11 Shtator, ka shitur 1.800 megavat-orë teprica nate të energjisë elektrike, sic thuhet, nga ora 01 – 07 për 402 euro për megavat-orë dhe nga ora 02 – 06 me cmim prej 362 euro për megavat-orë.

Ofertën më të mirë në ankand e ka dhënë DUFERKO MK. Nga shitja SHA EMV ka realizuar të ardhura prej 868.400 euro – thonë nga kompania.

Më tej në komunikatë thuhet se SHA EMV do të vazhdojë të ofrojë në shitje energjinë e natës që mbetet si tepricë gjatë procesit prodhues, përmes procedurës së hapur, transparente dhe konkuruese.

Nga kjo kompani, sic njofton KlanM, thirrje për t`u paraqitur u bëjnë jo vetëm tregtarëve, por edhe të gjithë subjekteve ekonomike dhe institucioneve që kanë nevojë për energji gjatë kësaj periudhe.

Për këto shtitje, nga SHA EMV-ja, sic njofton KlanM, sigurojnë se njoftohet Oda Ekonomike që të animojë anëtarët e sektorit të biznesit, nëse kanë nevojë për këtë energji elektrike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share