SHA EMV: Prioriteti i EMV-së është që të sigurojë energji elektrike për qytetarët

Në takimin e Odës Ekonomike lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në impiantet e mëdha të prodhimit në vend, nga ana  Odës Ekonomike i është propozuar Qeverisë masa që do të lehtësonin gjendjen e kompanive në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Ndër të tjera, deri te SHA EMV është dërguar thirrje nëse gjatë periudhës së dimrit kompanija prodhonte energji elektrike të tepërt, e njejta të ofrohet në një paketë preferenciale për kompanitë vendase që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike, dhe që janë në gjendje të vështirë  duke pasur parasysh se energjia elektrike pritet të arrijë  çmime shumë më të larta se ato aktuale.

Drejtori i përgjithshëm,  Vasko Kovaçevski, u përgjigj se SHA EMV tashmë prokuron energjitë e nevojshme dhe rrit minierat e veta të qymyrit. Kovaçevski theksoi se prioriteti i EMV-së është mbi të gjitha që të sigurojnë energji elektrike për qytetarët, por edhe për detyrimet e marra  duke mbuluar humbjet në rrjetin e MEPSO-s dhe EVN-së./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share