SHA EMV: Deri në fund të vitit mund të sigurojmë 60% të rrymës elektrike

Këshilli Drejtues dhe Mbikqyrës I SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe drejtorët e njësive rajonale, në Strugë kanë mbajtur një takim pune për të diskutuar planin për rritjen e prodhimit për vitin 2022.

Nga EMV-ja, sic përcjell KlanM, kanë thënë se në seancën e fundit të mbyllur të Qeverisë, SHA EMV është ngarkuar të sigurojë 100% të rrymës elektrike për EVN HOME për nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël për periudhën Korrik – Dhjetor 2022, me cmim 48 euro për megavat orë.

“Për rritjen e planit të prodhimit janë marrë parasysh dinamika e gërmimitr të thëngjillit në minierat tona, mundësitë për intensifikimin, procedurat për furnizim me qymyr dhe mazut, lëvizja e cmimeve dhe qasja e energjensave në tregun rajonal si dhe mundësitë për optimizimin e konsumimit dhe kursimi I mjeteve – përcjell KlanM komunikatën e EMV-së.

Por, sic njofton KlanM, për gjysmën e dytë të vitit 2022, SHA EMV thotë se ligjërisht mund të ofrojë rrymë elektrike për vetëm 60% të nevojave, por në këtë rast furnizuesi univerzal, 40% do të furnizohej sipas cmimeve të bursave që mbërrijnë deri në 360 euro për megavat orë, që do të thotë rritje enorme për qytetarët të cmimit përfundimtar për energjinë elektrike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share