QEVERIA KA NDARË MJETE – PRITET NESËR TË JENË NË DISPOZICION TË PUNËTORËVE
Pa sigurim shëndetësor dhe pa rrogë po punojnë ka tre muaj punëtorët në Shoqatën Aksionare Ekonomia e Ujrave të RMV-së. Ata kanë paralajmëruar edhe grevë nëse menjëherë nuk u paguhen rrogat. Nga ky institucion na informuan se Qeveria në seancën e kaluar ka ndarë mjete financiare për rrogat dhe se presin deri nesër të mund t’i kenë në dispozicion paratë për t`ua lëshuar rrogat punëtorëve, raporton Klan M.
“Qeveria në seancën e kaluar më 16 gusht ka ndarë mjete financiare për Shoqatën Aksionare Ekonomia e Ujrave të Maqedonisë së Veriut por ende nuk i kemi në dispozicion paratë e ndara. Shpresojmë që deri nesër të rregullohet kjo çështje që të gjithë punëtorët do të marrin rrogat” – thonë nga SHA ”Ekonomia e Ujrave” të RMV-së.
Janë deklaruar edhe nga Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë, duke theksuar se punëtorët mezi ja dalin duke u detyruar të luftojnë për kafshatën e bukës.
“Revolta e punëtorëve është madhe. Në qoftë se nuk paguhen rrogat do të fillojmë me grevë. Kjo do të sjell problem tek furinizimi me uje të tikave bujqësore dhe kulturave bujqësore. Punëtorët janë të detyruar të luftojnë për bukën e gojës” – thonë nga sindikata e puntorëve të RMV-së.
Drejtori i kësaj shoqate aksionare Llokman Limani nuk ishte i kapshëm për deklaratë pasi sipas kabinetit të tij po merr pjesë në seancën e Qeverisë. /KlanMacedonia/