Kushtet e jetesës në Rripin e Gazës janë përkeqësuar ndjeshëm pas nisjes së ofensivës izraelite.
Përmes videove dhe fotografive, bota po sheh përpjekjet e dëshpëruara të banorëve për të mbijetuar në një zonë të rrethuar nga dhuna dhe mungesat e përditshme e ujit të pijes.
Fëmijët palestinezë janë ndër më të prekurit nga kjo krizë. Në përpjekje për t’i shpëtuar tokës së nxehtë dhe të rrezikshme, ata ndajnë një palë këpucë, duke përçuar një mesazh të qartë për vuajtjet e tyre.
Përveç kësaj, fëmijët janë detyruar të marrin përsipër detyra të rëndësishme për mbijetesën e familjeve të tyre.
Ata transportojnë ujë, shpesh duke ecur në distanca të gjata nën diellin përvëlues, për të siguruar furnizime jetike në një rajon ku qasja në burimet bazike është gjithnjë e më e kufizuar.
Në mes të këtyre vështirësive, solidariteti dhe shpirti luftarak i komunitetit në Gaza mbeten të forta, ndërsa përpiqen të përballen me një realitet të vështirë që po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm.
Ndryshe, Izraeli ka vrarë mbi 40 mijë palestinezë që nga 7 tetori i vitit të kaluar kur nisi një ofensivë në Gaza pas sulmit terrorist të Hamasit, ku mbetën të vrarë rreth 1200 izraelitë dhe u morën peng mbi 100 persona. /Telegrafi/