Sejko: Rritje e lartë nëse vijojnë reformat
Sfidat me të cilat përballen ekonomitë e vogla të rajonit të Ballkanit Perëndimor ishin në qendër të vëmendjes së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në leksionin publik të organizuar nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës.
Sipas Sejkos ritmi i rritjes ekonomike do të jetë më i lartë nëse autoritetet e vendeve të rajonit vazhdojnë zbatimin e reformave strukturore. Instrumentet e politikës monetare dhe reformat e sektorit financiar janë disa nga përgjigjet ndaj goditjeve të jashtme që kanë pësuar ekonomitë e rajonit.
Tv Klan