Sezoni turistik, Rama: Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur aplikimet për Operatorët Turistikë Detarë të cilët duhet të regjistrohen zyrtarisht për sezonin e ri turistik.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, shkruan se operatorët duhet të regjistrohen me patjetër. Bëhet fjalë për ata operatorët që ofrojnë aktivitete lundrimi turistike, që nga motorët e ujit, motoskafët e anijes turistike.

“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, shkruan Kryeministri Rama. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share