Sezoni turistik në RMV: 400 milionë dollarë dhe mbi 2,6 milionë akomodime

JANEVSKI: KEMI 20 PËRQIN RRITJE TË TURISTËVE

Maqedonia e Veriut sezonin turistik do e përmbyll me 20 përqin rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2019. Të hyrat nga turizmi për këtë vit janë 400 milionë dollar.

Me mbi 400 milionë dollarë dhe më shumë se 2,6 milionë fjetje Maqedonia e Veriut do të mbyll për këtë vit sezonin turistik, kështu njoftoi Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski

Janevski vlerson se fluksi valutor në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 46 përqind dhe ka arritur më shumë se 106 milionë dollarë amerikanë.

“Flukset hyrëse valutore në dy tremujorët e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë rritur me 20 përqind. Mund të arrijmë qëllimin për vitin 2022 në turizmin maqedonas: mbi 400 milionë dollarë, më shumë se 2,6 milionë fjetje”, thotë Janevski.

Në krahasim me vitet tjera, viteve të fundit Maqedonia e Veriut është kthyer në një destinacion i preferuar turistik për shumë turistë nga vendet e huaja. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share