Një tërmet i ri ka goditur sonte Serbinë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 në afërsi të Vranjës, ndërsa është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe rajon.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 12 kilometrash.
Ky është tërmeti i dytë në atë zonë në më pak se 24 orë. Mëngjesin e sotëm pak pas orës 4 është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 ballë.