Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,53 % në raport me vendimin e datës 20.06.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/litër, derisa çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,040 den/kg dhe tani është 46,720 den/kg.

Nga data 25.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 82,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 85,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shiten për 76,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shiten për 75,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shiten për 46,720 (denarë/kilogram).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share