Po hetohet për fondet e marra nga Gedafi
Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi mund të përballet me një proces të ri gjyqësor. Prokuroria e krimit financiar në Paris do t’i kërkojë gjykatës të marrë të pandehur ish-shefin e Elizesë për akuzat se në fushatën presidenciale të vitit 2007, i ka kërkuar ish-diktatorit libian Muamar Gedafi, miliona euro financime.
68-vjeçari ka edhe probleme të tjera me drejtësinë franceze. Ai është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen “Betenkurt”, pasi akuzohet se ka korruptuar një ish-gjyqtar të Apelit për të marrë informacione konfidenciale që çuan në mbylljen e hetimeve në vitin 2013 për përfitimin e financimeve ilegale të fushatës nga drejtuesja e firmës L’Oreal.
Ndërsa në Nëntor, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë aferën Bigmaljo’, për të cilën Sarkozi është shpallur fajtor për fsheje të financimeve elektorale në 2012-ën.
Tv Klan