Kuvendi i Kosovës është përfshirë sërish nga tensionet pas rifillimit të seancës pas disa orësh pushim.
Deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.
Opozita mban në duar pankarta në gjuhën serbe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës pas disa audio-përgjimeve që dolën të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila duke biseduar me një kriminel serb.
Mes deputetëve u shënuan sërish përplasje fizike, konkretisht atij të Vetëvendosjes Sali Zyba dhe të PDK-së Rashit Qalaj.