Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Grabovc të Zveçanit, policia sot ka gjetur armë, granata dhe municion. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 22.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj. Gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese.  Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar  dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52, dy armë AK-47, një  pushkë M-48 (karabinë),  86 copë fishekë të armës AK-47, 35 copë fishekë të armës M-48, tre karikatorë të armës AK-47”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është arrestuar personi (D.R)  viti i lindjes 1968 i cili është shoqëruar në stacioni policor dhe i njëjti është intervistuar në prezencën  avokatit mbrojtës.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share