Sërish denoncime për bombë në disa shkolla të mesme në Shkup

Një alarm për bombë është dërguar sërish gjatë ditës në disa shkolla të mesme në Shkup. Drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, konfirmon për SDK.MK se pasditen e sotme kanë pranuar edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

“Mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili, por sërish është për shtatë apo tetë shkolla. Fëmijët u liruan nga shkolla dhe u thirr policia. Diçka duhet bërë seriozisht, nuk mund të ndërpritet mësimi çdo ditë”, thotë Dimovski për SDK, përcjell KlanM.

Ndryshe edhe dje nxënës të tetë shkollave të Shkupit janë evakuar menjëherë pas alarmit se në shkollën e tyre ka bombë por më pas rezultuan si të rreme./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share