NË SHËNJESTËR INSTITUCIONE, QENDRA TREGTARE, SHKOLLA, VILA PRESIDENCIALE
Sërish alarme të rreme për “bomba”. Në shënjestër mes tjerash kanë qenë edhe Vila Presidenciale në Vodno, qendra tregtare, Gjykata Administrative, Muze, hotele, qendra sportive dhe nëntë shkolla të Shkupit.
MPB-ja njoftoi se pas kontrolleve të kryera të kërcënimeve për mjete shpërthyese që kishin mbërritur në adresat elektronike, ka konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.
Risi e alarmeve të sotme për “bomba”, sic njofton KlanM, është se denoncimet janë dërguar edhe në adresë të disa mediave, por objektet e tyre nuk kanë qenë cak I kërcënimeve.
Mediat kanë përmendur dërguesin e e-mailit si [email protected].
“Nuk do të ndalemi derisa nuk largohet pushteti i korruptuar i LSDM-së. Pushteti tashmë e di se çfarë duhet të bëjë, por këtë nuk e bëjnë. Letra është dërguar qëmoti. Për këtë shkak sot viktima patjetër të ketë” – thuhet në kërcënimin e dërguar në redaksi të mediave të vendit.
Mediat shkruajnë nëse alarmet për “bomba” po marrin një dimension tjetër. Në dy shkolla të Prilepit përmes postës elektronike janë dërguar dy kërcënime, por kësaj radhe jo për “bomba”, por se do të gjuhet me armë zjarri në shkollë dhe në drejtim të nxënësve.
Dje, alarme të rreme për “bomba” pati për 14 shkolla në Shkup dhe Prilep, por edhe në Aeroportin e Shkupit.
Tashmë disa muaj, thuajse për çdo titë në Maqedoninë e Veriut ka denoncime për mjete shpërthyese në objekte publike. Kryerësit vështirë se gjenden. /KlanMacedonia/