Në disa shkolla në Shkup mëngjesin e sotëm përsëri ka pasur alarme për vendosje të bombave.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n kanë konfirmuar se ka alarme të reja për bomba, por më shumë detaje paralajmërojnë për më vonë.
Alarme për bomba, madje ditëve të fundit ka pasur në më shumë shkolla fillore dhe të mesme në Shkup. Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), në ato shkolla ku ka alarme për bomba mësimi duhet të zhvillohet onlajn.