Jose Mourinho është shpallur trajneri i muajit në Serie A për muajin gusht dhe do të marrë çmimin e tij përpara përballjes së Romës në krye të tabelës me Atalantën.
Giallorossi janë liderët e përbashkët të Serisë A pas katër raundeve, ende të pamposhtur pas tri fitoreve dhe një barazimi ndaj Juventusit.
Mourinhos iu dha nderimi nga një juri drejtuesish të mediave sportive dhe trofeun që shënon këtë arritje do ta marrë përpara ndeshjes së radhës në shtëpi, e cila është kundër Atalantës të dielën më 18 shtator.
“Jose Mourinho e ka konfirmuar edhe një herë veten si një nga trajnerët më të mirë në ligën tonë”, tha CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo.
“ Trajneri portugez ka qenë në gjendje të përcjellë ambiciet e mëdha të Giallorossëve duke i shndërruar ato në rezultate në fushë. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme motivuese, njohuritë e tij taktike dhe aftësia e tij për të ngritur performancën e lojtarëve të tij i kanë lejuar Romës të fillojë sa më mirë këtë sezon dhe të pushtojë kryesimin e tabelës, me tre fitore në katër ndeshje dhe vetëm një gol të pranuar”, deklaroi De Siervo.