Seria A, Juventusi mposht Interin

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Interit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Juventusi ka shënuar fillimisht me Adrien Rabiot, në minutën e 52’, derisa më pas e dyfishoi me Nicolo Fagiolin.

Juventusi pas fitores kalon në vendin e pestë me 25 pikë, pas 13 ndeshjeve, derisa Interi renditet në pozitën e shtatë me 24 sosh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share