Jeta e kantautorit britanik Robbie Williams do të shfaqet në një seri dokumentarësh në Netflix. Nga fillimet e karrierës e deri tek jeta e tij private dhe profesionale ky projekt do të zbulojë një anë të re të artistit. Xhirimet e këtyre dokumentarëve janë kryer brenda disa ditësh në shtëpinë e tij në Los Angelos.
Fansat do të kenë mundësi të shoin për herë të parë pamje të patransmetuara që janë pjesë e prapaskenave. Regjisori Joe Pearlman dhe ekipi i tij kanë kërkuar me ditë të tëra materiale të filmuara nga operatorët që kanë ndjekur Williams që nga fillimet e tij me grupin “Take That”.
Shëndeti mendor i artistit është një temë kryesore e serisë me katër pjesë, e cila hedh më shumë dritë mbi suksesin dhe varësinë e tij me substancat narkotike.
Ëilliams fitoi famë si anëtari më i ri i grupit pop të viteve ’90 Take That dhe vazhdoi të nisë një karrierë të suksesshme solo. Këngët e tij kanë kryesuar listat muzikore në mbarë botën ndësa konvcertet e tij kanë tërhequr përherë mijëra fansa.
Seria e dokumentarëve e titulluar “Robbie Ëilliams” fillon transmetimin në Netflix më 8 nëntor.
Klan News