Serbia thërret Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dinarin

Vuçiç akuza ndaj Kurtit se synon dëbimin e serbëve nga Kosova

Të hënën, Serbia do të paraqesë një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  Vuçiç thotë se shpreson që kjo seancë të mbahet sa me shpejt.

Sipas tij Kurti ka marrë vendim për ndalimin e dinarit me qëllim spastrimin etnik të serbëve nga Kosova.

“Sa i përket ndalimit të dinarit, që nga marrëveshja e parë e Brukselit deri te parimet e nënshkruara në vitin 2015, është e drejta e Republikës së Serbisë për financimin e aktiviteteve të caktuara, kujdesin shëndetësor,  edukimin e popullatës së Kosovës. Këtë vendim Kurti e ka marrë me iniciativën e tij për dëbimin e serbëve nga vatrat e tyre shekullore.”

Vuçiç tha se qytetarët serbë në veri nuk duhet që të shqetësohen sepse Serbia do të gjejë zgjidhje që ata t’i marrin paratë. Sipas Vuçiç Kurti po përdor marifete të ndryshme për të detyruar Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Klan News

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share