VOTOI “PRO” KOSOVËS – DAÇIQI KËRCËNON MALIN E ZI
Ndonëse Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia të mos lobojë kundër aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare ministri serb I punëve të Jashtme, Ivica Daciq, ka kërcënuar Malin e Zi pasi votoi pro aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të hënën.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë të martën se tash Mali i Zi nuk mund të llogarisë në votat e Serbisë kur do t’i duhen.
Pikërisht për marrëveshjen e Ohrit përplasje të ashpra ditëve të fundit ka ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Të dyja palët vazhdimisht po akuzojnë njëra tjetrën për moszbatimin e saj.
Është shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela që ka përmendur marrëveshjen për njohjen e diplomave që Kosova e ka zbatuar por jo edhe Serbia.
Shembulli konkret nga Vela erdhi pasi presidentja Osmani kishte akuzuar Serbinë që brenda 24 orësh ka shkelur dy herë marrëveshjen e Ohrit duke ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë si dhe duke lobuar kundër aplikimit të Kosovës në KiE,
Nuk mungoi reagimi I kryenegociatorit serb Petar Petkoviq Petkoviqi I cili ka thënë se kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Ohrit, me gjasë i referohet Asociacionit të komunave serbe”.
Për situatën aktuale në Kosovë është diskutuar edhe në një takim të qeverisë së serbisë me Presidentin serb Aleksandër Vuciq dhe kryeministres Ana Brnabiq.
Takimi I nivelit të lartës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të mbahet më 2 Maj në Bruksel.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha