Serbia sfidon OKB-në për Srebrenicën

REZOLUTA PËR SREBRENICËN

SERBIA SFIDON OKB PËR SREBRENICËN

Serbia pritet qe te arrije fitoren e dyte diplomatike pasi arriti te pengoje Kosoven te anetaresohet ne KiE. Pas disa jave lobimi Beogradi ka arritur qe te heqe nga projektrezoluta per Serbrenicen ne OKB fajesimin e serbeve per genocide.

Serbia ja ka dale pas disa javesh lobimi dhe shtyrjesh te mbledhjes se asamblese se pergjhithshme te OKB-se qe te heqe disa paragrafe nga draft rezoluta per denimin e genocidit serb ne Serbrenice në 11 korrik te vitit 1995. Asokohe forcat ushtarake serbe te Slobodan Milloshevicit ekzekutuan  8,000 burra myslimanë boshnjakë të pafajshem. Rreth 30,000 gra, fëmijë dhe të moshuar myslimanë boshnjakë u debuan me force nga shtepite e tyre. Masakrat u udhehoqen nga presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Rezoluta e iniciuar prej Gjermanisë dhe Ruandës kërkon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Kujtimin e Genocidit në Srebrenicë.

Ndryshimet në tekstin perfundimtar përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me ate “individuale”. Votimi final i projekt rezolutës, eshte planifikuar ne Asamblene e Kombeve të Bashkuara më 23 maj.

Votimi në OKB u shty disa herë, në mes të kundërshtimit të fortë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka takuar me përfaqësues nga mbi 100 shtete anetare për t’i bindur ata qe ta refuzojnë kete projekt rezolute qe ai e ka quajtur deklaratë politike.

Tensionet jane ndezur sërish me marshime kundër rezolutës së OKB-së që po zhvillohen veçanërisht në Banja Luka, kryeqyteti i Republika Srpska.

Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinës nuk e pranojnë të jetë kryer genocid në Srebrenicë.

Gjithsesi me ndryshimet ne kete prjektrezolute Vucic ka arritur fitoren e dyte diplomatike pasi arriti te pengoje Kosoven te anetaresohet ne KiE. Pas disa jave lobimi ai ka arritur qe te heqe nga projektrezoluta per Serbrenicen ne OKB fajesimin e serbeve per genocid.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share