Serbia rrit pagat dhe pensionet

Presidenti Vuçiç kritikon sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti Vuçiç, ka premtuar se nga 1 Janari pensionistët do të kenë rritje të pensioneve me jo më pak se 18%. Ai paralajmëron edhe rritje të madhe të pagës minimale deri në 14%, si dhe rritje dyshifrore të pagave në sektorin publik. Pritet që paga mesatare në Serbi deri në vitin 2023 të shkojë deri në 710 Euro.

Presidenti tha se shteti serb po përgatitet për dimrin që po vjen pasi sepse gjendja globale është e tmerrshme dhe furnizimet me gaz e naftë do të jenë të vështira.

Vuçiç vlerësoi se sanksionet ndaj Rusisë nuk ishin të shënjestruara mirë dhe se situata në Eurozonë është e padurueshme, prandaj, siç tha ai, Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normat referencë të interesit.

Presidenti tha se nuk e mohon rëndësinë e akteve të përgjithshme të miratuara nga Parlamenti Europian, por se njohja reciproke e përmendur në raportin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian për Serbinë ishte “dëshirë e tyre“.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share