Në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe Republika Sërpska, njëzëri është miratuar draft-Deklarata për mbrojtjen e të drejtave politike dhe të pakicave dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb.
Sic thuhet, qëllimi I Deklaratës është uniteti I popullit serb, kurse janë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në shumë fusha.
Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe Patriarku i Kishës serbe, Porfirij, përfaqësues të serbëve nga Mali I Zi si dhe përfaqësues të opozitës serbe në Republikën Sërpska.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka potencuar se në Deklaratë me fjalë të zgjedhura janë cështjet që tangojnë serbët.
“Në Deklaratë flitet për Kosovën, respektimin e Rezolutës 1244, por qartë flitet edhe për dialogun si mënyrën thelbësore për të zgjidhur problemet midis Serbëve dhe Shqiptarëve, për shkak se s`ka zgjidhje tjetër, përvec dialogut dhe insistimit për respektimin e Marrëveshjes së Brukselt dhe përmbushjen e obligimeve rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, tha Aleksandar Vuciq.
“Deklarata do të ketë mbështetje të fuqishme pikërisht në Marrëveshjen e Dejtonit, Kushtetutën e BeH, që Serbia e respekton pa rezerva”, tha Milorad Dodik.
Në Beograd është mbajtur edhe Manifestimi qendror me moton “Një popull, një tubim – Serbia dhe Sërpska”./tvklan.mk