Vuçiç skeptik për negociatat me Tiranën e Shkupin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi se më 23 Qershor liderët europianë do t’i heqin vizat Kosovës ndërsa ishte pesimist nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapeshin negociatat për shkak të vetos bullgare.
Në festën e përvjetorit të Betejës së Kosharës, kur u pyet nga gazetarët se çfarë priste nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 Qershor në Bruksel, Vuçiç tha:
“Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 23 Qershor, do të jetë interesant sepse do të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Ballkanin Perëndimor dhe se askush nuk e di për herë të parë se çfarë do të ndodhë.
Pres që Ukraina të marrë statusin e kandidatit dhe Kosova të shpërblehet më 23 Qershor me liberalizimin e vizave, akt per te cilin nuk jam kundër. Nuk jam i sigurt nese ata ne Bruksel do të arrijnë që ta thyejnë veton e Bullgarisë për sa i përket negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, megjithëse ata e meritojnë atë vendim. Unë pres kritika të ashpra ndaj nesh për mosvendosjen e masave kufizuese kundër Rusisë”.
Vuçiç e krahasoi rastin e integritetit territorial të Ukrainës me atë të Serbisë për çështjen e Kosovës. Ai shtoi se Prishtina po përgatit shumë akte kundër serbëve në Kosovë me qëllimin e vetëm që të pastrojë veriun e Serbisë.
Sipas Vuçiç nuk është serioze të nënvlerësohen rezolutat e Parlamentit Europian, Këshillit Europian apo Komisionit Europian.
Klan News