Serbia në zgjedhje të parakohshme

Vuçiq sfidon opozitën me votime për parlamentin e bashkitë në të njëjtën ditë

Vuçiq tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen së shpejti. Në një sfidë të hapur me opozitën presidenti serb tha se zgjedhjet parlamentare do të kombinohen me ato lokale.Ai deklaroi se nuk është opozita ajo që vendos se cilat zgjedhje do të mbahen përsa kohë është minorancë në kuvendin aktual.

Sipas analisteve ne Beograd është e sigurt se pragu i tre përqindëshit do të jetë sërish i diskutueshëm për shumëkënd. Sipas tyre do të shihet se çfarë koalicionesh do të krijohen, kush do të shkojë me kë, dhe se cilat aleanca më të forta do të duhet të formohen.

Opozita aktuale serbe po përpiqet që të gjejë formula elektorale me të cilat mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme ndoshta në një listë të përbashkët.

Sipas tyre rezultati zgjedhor i opozitës së djathtë në Serbi këtë rradhë do të ndikohet më pak nga mënyra se si lideret e saj do të performojnë, e më shumë se sa do të jetë prezente tema e Kosovës në fushatë, nëse do të ketë përshkallëzime të caktuara dhe si lufta në Ukrainë do të zhvillohet.

Qeveria e Ana Brnabic u formua në Gusht 2022, por kryeministrja ishte e para që kërkoi kohët e fundit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas protestave masive të opozitës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share