Ashtu si në politikën kosovare edhe në atë serbe situata e së dielës me barrikadat në veri ka ngjallur debate të ashpra. Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç ka deklaruar se nëse presidenti Vuçiq nuk parandalonte luftën në veri të Kosovës, ajo do të shpërndahej anembanë Ballkanit Perëndimor.
Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç i ka thënë opozitës serbe se nuk sulmohet Gjakova e Kaçaniku nga kafenetë dhe interneti, pa shkuar kurrë në Kosovë. Sipas tij nëse presidenti Vuçiq nuk parandalonte luftën në veri të Kosovës, ajo do të shpërndahej anembanë Ballkanit Perëndimor.
Drejtor i zyrës për Kosovën
Nëse presidenti Vuçiq nuk parandalonte luftën në veri të Kosovës, ajo do të shpërndahej anembanë Ballkanit Perëndimor. Fajtor për këtë do të ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sikur ne do të donim konflikt, a do të ishin tërhequr njerëzit tanë nga barrikadat, a do të investonim kaq shumë përpjekje në 48 orët e fundit, për të parandaluar gjithçka çfarë do të mund të kishte ndodhur.
Petkoviç pranoi faktin se që nga viti 1999 Serbia nuk ka ushtri dhe polici në Kosovë”.
“Të vetmin mekanizëm që kemi është dialogu dhe reagimi diplomatik”, tha ai në televizionin “Kurir”.
Dy masat e reja të qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë, përkatësisht ndalimi i targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe si dhe reciprociteti rreth dokumenteve identifikuese hyrëse/dalëse me Serbinë, u shtynë për 30 ditë.