PROTESTUESIT NUK HEQIN DORË NGA KËRKESAT
Të shtunën, për të tetën herë me radhë u organizua protesta “Serbia kundër dhunës”, njofton KlanM.
Por, krahas Beogradit, u protestua edhe në dhjetë qytete tjera – Novi Sad, Nish, Kragujevac, Suboticë, Kraljevë, Leskovc, Shabac, Zrenjanin, Vranje dhe Pirot.
Në Beograd, sic percjell KlanM, protestuesit pas tubimit para Parlamentit, përmes marshit kishin mbërritur në autostradën ndërkombëtare që ishte bllokuar më shumë se një orë.
Protestat në Serbi nisën pas dy vrasjeve masive, të cilët në fillim të majit tronditën vendin.
Opozita proevropiane teknikisht organizon protestat qytetare, por theksojnë se protestat nuk janë politike.
Presidenti Vuçiq, sic percjell KlanM, ka ftuar opozitën për bisedime kurse ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme deri në fund të vitit.
Opozita nuk pajtohet për zgjedhjet dhe kërkon të plotësohen kërkesat e tyre që Vuçiqi kategorikisht i refuzon.
Këto janë protestat më të mëdha kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij, që nga viti 2012 kur partia e tij SNS mori pushtetin.
Protestuesit, sic njofton KlanM, tashmë më shumë se një muaj, kërkojnë shkarkimin e anëtarëe të Këshillit Rregullator për Media dhe udhëheqësisë së Servisit Publik – RTS.
Gjithashtu kërkohet shuarja e tabloidëve që propagojnë dhunë dhe shkelin kodet gazetareske, t`u merren frekuencat kombëtare televizioneve “Pink” dhe ”Happy”, si dhe të shkarkohen Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq dhe Drejtori i Agjencisë Informative, Aleksandar Vulin.