Serbia dhe Republika Sërpska/ Përfundoi “Sabori” gjithëserb në Beograd!

SERBIA DHE REPUBLIKA SËRPSKA

Në Beograd, mbrëmë përfundoi Kuvendi i parë gjithëserb Serbi – Republika Sërpska me moton “Një popull, një Kuvend – Serbia dhe Sërpska” nga ku u dërguan mesazhe për nevojën e ruajtjes së paqës dhe lirisë si dhe të interesave vitale të popullit serb.

“Sabori” gjithëserb u mbajt në kohën e retorikës së përforcuar të autoriteteve serbe, sic thonë, për shkak të cënimit të popullit serb, me rastin e miratimit në OKB të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, që u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.

Qëllimi I Kuvendit, që u mbajt në Beograd dhe me ngjarjet shoqëruese nëpër qytetet serbe, ishte përmirësimi i raporteve, të forcohet bashkëunimi dhe të përmirësohet pozita e serbëve në Republika Sërpska dhe rajon.

“Duhet të jemi më të mençur. Në shekullin 20 vdiqëm më shumë se gjithë popujt tjerë të botës. Të përpiqemi të mbrojmë fëmijët me politike të mençur, të mbrojmë paqën dhe lirinë dhe të arrijmë interesat dhe qëllimet tona vitale kombëtare”, tha Vuçiq.

Në kuadër të aktiviteteve, u mbajt seanca e përbashkët qeveritare Serbi – Republika Sërpska, ku u miratua draft-Deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politke dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb.

Deklarata mes tjerash, sic thuhet, konfirmon se Kosova është pjesë e pandshme e Serbisë kurse dënohet çdo shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë e Hercegovinën. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share