Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj, është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, me akuza për krime lufte.

Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet, njofton Radio Evropa e Lirë.

Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte. Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte

Lexo gjithashtu
Total
0
Share