Serbia bënë thirrje për vullnetarë të armatosur: Mosha 19 deri në 30 vjeç

Ministria serbe e mbrojtjes ka ftuar të gjithë qytetarët e Serbisë prej moshës 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e forcave të armatosura serbe, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë.

Thirrja për aplikime është e hapur gjatë gjithë vitit, ndërsa aplikimet për periudhën referuese të dhjetorit janë të hapura deri në fund të nëntorit, pretendohet në këtë ministri.

“Të rinjtë dhe të rejat që vendosin të shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë serbe, përveç mundësisë për të përvetësuar “aftësi të reja”, për të mësuar për armët dhe pajisjet moderne ushtarake, do të marrin edhe pagë mujore prej rreth 38.000 dinarë (rreth 325 euro) dhe do t’u sigurohet rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit, sigurimi shëndetësor, akomodimi, ushqimi, si dhe veshmbathje ushtarake”, pretendohet në njoftimin e ministrisë serbe.

Ata gjithashtu shtojnë se pas përfundimit të shërbimit ushtarak, të rinjve dhe të rejave të interesuara do t’ju jepet mundësia që menjëherë të hyjnë në shërbimin ushtarak profesional në ushtrinë serbe me procedurë të përshpejtuar. /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share