Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mbështetjen që disa shtete anëtare të NATO-s po i japin Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj ushtarake.
Gashiq i bëri këto komente gjatë një takimi në Beograd me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.
Ai deklaroi se Serbia do të vazhdojë të ndjekë një politikë të qartë të dialogut dhe paqes, duke u pozicionuar si një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm.
Gjithashtu, ai përcolli shqetësimet e Beogradit për mungesën e miratimit të dokumenteve që do të rregullonin formalisht bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.
Në anën tjetër, Admirali Munsch theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ripohuar përkushtimin e Aleancës për stabilitetin në rajon.
Ai shtoi se KFOR-i mbetet i angazhuar për të zbatuar mandatin e tij në Kosovë.