Serbi: Zgjedhjet – opozita dhe studentët dalin në protesta!

VUÇIQ: ZGJEDHJET MË DEMOKRATIKE NË HISTORINË MODERNE TË SERBISË

Teksa kanë kaluar shtatë ditë nga zgjedhjet në Serbi, opozita proteston për shkak të parregullsive dhe kërkon anulimin e tyre.

Për shkak të zhvillimeve në procesin zgjedhor dhe parregullsive protesta paralajmërojnë edhe studentët të cilët nga e hëna planifikojnë bllokime disaorëshe të rrugëve në Beograd.

Mbrëmë në Beograd është mbajtur protesta e gjashtë me rradhë. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Tre politikane të këtij koalicioni vazhdojnë të bëjnë grevë urie, kurse u janë bashkangjitur edhe dy kolegë të tyre.

Për shkak të parregullsive të denoncuara, Prokuroria e Lartë e Beogradit ka njoftuar se janë hapur disa lëndë, por se në ditën e zgjedhjeve parregullsitë është dashur të denoncohen në Komisionin Zgjedhor.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklarar se gjatë janarit pritet të konsituohet parlamenti, duke shtuar se zgjedhjet e 17 dhjetorit kanë qenë zgjedhjet më demokratike në historinë moderne të Serbisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share