Serbi: Opozita me protesta bojkoton rivotimet!

PROTESTOJNË STUDENTËT DHE OJQ-të

Në 35 vendvotime në Serbi, sot përsëritet votimi për zgjedhjet e jashëtzakonshme parlamentare që u mbajtën më 17 dhjetor. Votohet edhe në tre vendvotime në për Kuvendin e Qytetit të Beogradit.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” bojkoton përsëritjen e votimeve duke pohuar se nuk dëshiron të jetë pjesëmarrës në vazhdimin e falsifikimit zgjedhor.

Përfaqësues të këtij koalicioni nga 18 dhjetori organizojnë protesta në Beograd duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve për shkak të parregullsive dhe cënimit të vullnetit të qytetarëve, kurse disa deputetë dhe funksionarë të opozitës janë në grevë urie.

Në mesditë në Beograd është mbajtur protesta e qytetarëve me moton “Nuk pajtohemi”. Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Protestës I janë bashkangjitur edhe studentët të cilët 24 orë kishin qëndruar në një udhëkryq të frekuentuar të Beogradit.

Organizatorët thanë se kërkesa është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share