Serbi: Opozita kërkon zgjedhje të reja në Beograd!

PROTESTA DHE GREVË URIE PAS ZGJEDHJEVE

Tubimi protestues i opozitës, e cila për shkak të parregullsive dhe keqpërdorimeve kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, ka vazhduar edhe mbrëmë pas mesnatës para ndërtesës së Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë.

Përfaqësues të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” Komisionit I kanë dorëzuar dëshmi rreth keqpërdorimeve.

Dy krerët e kësaj liste, Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiq, kanë nisur grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd. Paralajmërojnë bllokimin e institucioneve.

“Diktatori ose mbreti ynë ka vendosur ta ndryshojë popullin, për shkak se populli tashmë nuk e do. Kjo ndodhi, importi i votuesve që duhet të vendosin për fatin e qytetarëve të Beogradit. Miroslavi dhe unë kemi hyrë në grevë urie, kërkojmë të anulohen zgjedhjet. Nuk mund të presim rezultatet përfundimtare kur gjithcka është vjedhur” – tha Marinika Tepiq, koalicioni ”Serbia kundër dhunës”.

Për parregullsi të shumta në procesin zgjedhor, përvec opozitës, kanë alarmuar edhe vëzhgues ndërkombëtar, kurse protesta e mbrëmshme, vlerësohet si fillimi i një krize paszgjedhore, epilogu I së cilës për momentin është I pasigurtë.

Sipas projeksioneve të rezultateve nga Qendra përDemokraci dhe  Zgjedhje të Lira në Serbi, pas gati 100% të materialeve të përpunuar për zgjedhjet në Beograd, koalicioni I Partisë Përparimtare Serbe – SNS ka fituar 48 mandate, koalicioni “Serbia kundër dhunës” – 43, koalicioni “Shpresa” – 7, “Ne – Zëri i Popullit” I mjekut Nestoroviq – 6, dhe koalicioni I Partisë Socialiste gjashtë mandate. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share