Serbi: Këshilli i Sigurisë – gatishmëria luftarake mbetet në nivelin më të lartë!

Pas seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare është njoftuar se forcat e armatosura të Serbisë vazhdojnë të mbeten në gatishmërinë më të lartë ushtarake për shkak të situatës në veri të Kosovës, njofton KlanM.

Gjatë takimit, sic thuhet në komunikatë, janë dakorduar të gjitha aktivitetet e domosdoshme të sigurisë me qëllim të përforcimit të kapaciteteve mbrojtjëse të Serbisë.

Në këtë takim, siç njofton KlanM, është thënë se KFOR/NATO nuk e ka kryer detyrën konform Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe Marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq është autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, sic thuhet, për të siguruar përmbushjen e obligimeve të forcave të KFOR/NATO.

Në seancën e Këshillit për Siguri, krahas Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë marrë pjesë Kryeministrja Ana Brnabiq, Ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, Kryeshefi i Shtatmadhorisë Milan Mojsiloviq, Ministri i Policisë, Bratsilav Gashiq, Drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin si dhe shefa të shërbimeve të intelegjencës serbe.

Për shkak të zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share