Serbi: Hapen dyert e shkollës ku ndodhi masakra e 3 Majit!

KËSHILLI I PRINDËRVE ME SHTATË KËRKESA

Një javë pas tragjedisë në Shkollën Fillore “Vladislav Ribnikar” të Beogradit, nxënësit kthehen në bankat e shkollës. Në vend të mësimit të zakonshëm, nxënësve do t`u ofrohet mbështetje dhe bisedë e hapur, njofton KlanM.

Nxënësit e shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” të Beogradit, aty ku një 13-vjecar vrau 9 persona, me vetëdëshirë mund t`u kthehen në shkollë. Janë ftuar edhe prindërit që në ditën e parë shkollore pas tragjedisë t`I kalojnë dy orë mësimi me kujdestarët e klasave.

Autoritetet serbe, sic percjell KlanM, thonë se mësimi do të vazhdojë atëherë kur nxënësit dhe mësimdhënësit do të vlerësojnë se është momenti I duhur. Janët ftuar edhe psikologë për të biseduar me fëmijtë kurse aktivitetet adaptohen sipas nevojave.

Ndërkohë, prindërit e klasës VII/2, klasë që më shumë u godit nga tragjedia, kanë shtatë kërkesa. Kompetentët kanë afat prej një jave që të përgjigjen. Pas kërkesave të tyre, sic percjell KlanM, qëndron I gjithë këshilli I prindërve të shkollës.

IGOR GJORGJEVIQ – KËSHILLI I SHKOLLËS

“Kërkojmë rikonstruimin e ngjarjes dhe si zhvillohen hetimet;

-t`u sqarohet prindërve se cfarë do të bëhet me dorasin pasi ka frikë se mund të lirohet;

-ekip të psikologëve dhe psikiatrëve që do të punojnë me klasën VII/2; -nëse vazhdohet viti shkollor nxënësit të mos hyjnë në hyrjen kryesore;

-objekti i shkollës të rinovohet deri në shtator;

-mbështetje të plotë për kuadrin mësimdhënës;

-të konstatohet përgjegjësia për personat që publikuam listën me emrat e fëmijëve, fotografitë e nxënësve dhe prindërve që bënë xhiron e botës”

Në ditën kur nxënësit kthehen në këtë shkollë, sic percjell KlanM, mediave u është dërguar kërkesa që mos t`I afrohen objektit të shkollës, që sipas psikologëve dhe ekspertëve ekspozimi në media mund të shkaktojë riviktimizimin respektivisht tek fëmijët sërish të përjetohet trauma.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share