Serbi-Angli, ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë – UEFA merr masa të rrepta

Rritet niveli i sigurisë në kuadër të Serbi-Angli, ndeshje debutuese e kombëtares së “Tre Luanëve” në Kampionatin Evropian të Futbollit, në Gjermani, të cilën policia vendase e vlerëson si takimin me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun.

Alarmi ka të bëjë veçanërisht me mbërritjen e rreth “500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës”, të pajisur me mjete të mundshme luftarake nga burime të policisë gjermane.

Për ta përballuar precipitimin e mundshëm të situatës, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen, duke njoftuar shtimin në terren të 1300 oficerëve të tjerë.

Ndër ultrasit më të frikshëm evropianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha në Beograd, Partizan dhe Crvena Zvezda: përkatësisht të quajtur Grobari (Varrmihësit) dhe Delije (heronjtë).

Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet më 16 qershor, nuk do të lejohet shitja e alkoolit për tifozët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share