Ministri kosovar i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka zhvilluar vizitë në Komunën e Leposaviçit, ku është pritur nga kryetari Lulzim Hetemi.
Mediat në Kosovë raportojnë se vizita është kryer në orët e hershme të mëngjesit. Ai ka qëndruar gjysmë ore në objektin e komunës.
Gjatë daljes, shkruan Klan Kosova, thuhet se protestuesit kanë hedhur ngjyrë dhe vezë në drejtim të makinës së ministrit.
Aliu kishte provuar edhe më 9 qershor që të bënte një vizitë të ngjashme, por që vetë ai ka thënë se s’ishte e mundur të bëhej pasi që ka qenë Policia e Kosovës që e kishte udhëzuar që të kthehej pas në mënyrë që të shmangej tensionimi.