Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës

Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin që Qeveria e Kosovës tërheq vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit ministri për Komunitete the Kthim ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet nga radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga ky pozitë.

Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe policia.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë Rakiç pas takimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share