Situata në vendkalimin Jarinje nuk ka ndryshuar, pasi drejtuesit e kamionëve me targa të Serbisë kanë bllokuar rrugën Mitrovicë Veriore – Rashkë, siç raporton Kosovo Online, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.
Kamionistët nga bllokada thonë se nuk do të largohen derisa të mundësohet kalimi i kamionëve dhe mallrave serbe, transmeton Indeksonline.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se masat mund të radikalizohen në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre.
Automjetet e udhëtarëve kalojnë në Jarinje në të dy drejtimet pa asnjë problem.
Por trafiku i mallrave është ende i bllokuar, nuk kalojnë kamionë, por as autobusë me targa RKS. /EO