Serbët nuk dorëzojnë godinën në Mitrovicë të Veriut

40 punonjës ngujohen brenda saj

Punonjësit e strukturave paralele në veri të Mitrovicës e që besohet se janë rreth 40 kanë kaluar natën në objektin në të cilin kanë kryer shërbimet deri me tani. Kjo për faktin se ata nuk kanë dashur ta lirojnë këtë objekt, pronë e komunës së Mitrovicës së Veriut e për të cilin ishte vendosur afat deri sot për ta liruar.

Nga komuna kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë hap tjetër për të shtyrë vendimin. E Lista Serbe ditë më parë kishte paralajmëruar se nuk do të lejojnë që këta punonjës të largohen nga objekti.

Janë katër dikastere që funksionojnë paralelisht në këtë objekt, ndër to edhe një degë e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si dhe Fondi Pensional Serb.

Lidhur me situatën në Mitrovicë, reagoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha as që mund të diskutohet që serbët e Kosovës të dorëzojnë ndërtesat dhe pronat e tyre.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share