Serbët mirëpresin marrëveshjen për letërnjoftimet

Nisi zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit

Zbatimin e marrëveshjes për dokumentet e udhëtimit e kanë mirëpritur edhe qytetarët serbë të cilët kaluan sonte në pikën kufitare në Merdare.

Qytetari Milan Joksimoviç thotë se marrëveshja për dokumentet është e mirë për qarkullimin e lirë të njerëzve.

Mendoj se është e mirë. Populli të qarkullojë i lirë, çfarë tjetër”, thotë ai.

Edhe qytetari tjetër Dejan Niçiç theksoi se sjellja e policëve zyrtarë ishte e shkëlqyer nga pala kosovare.

Gjithçka është mirë, nuk kam çka të them tjetër… Gjithçka është në rregull, super. Është mirë për të gjithë ne të lëvizim normalisht. Nuk kam tjetër çfarë të shtoj”, thotë ai.

Në pikën kufitare të Merdares, në mesnatë nisi zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit. Sipas zyrtarëve të stacionit policor, marrëveshja për dokumentet është duke u zbatuar 100% dhe pala serbe dhe ajo kosovare nuk kanë lëshuar dokumente shtesë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share