Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku u zotuan përmes një deklarate përfundimtare se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare dhe do ta thellojnë bashkëpunimin mes vete.
Mbledhja e deputetëve në Prishtinë e ka rikthyer kryeministrin Rama në kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh me kërkesën për ngrirjen e dialogut me Serbinë te cilën e konsideroi fajtore.
Sanknsionet e BE-se për qeverinë Kurti sipas Ramës janë absurde.
E konsideroi jo demokratik procesin në Hagë ndaj Thacit e te tjereve duke shprehur habi pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar asnjë rezolutë për këtë.
Rama e sheh bashkimin e shqiptarëve brenda BE-së.
Homologu Kurti tha se sulmet terroriste serbe ne veri e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin e Kosoves në NATO.
Kurti foli edhe për arritjet e përbashkëta, tha se Shqipëria është ndër 5 vendet e para që ka vëllimet më mëdha të shkëmbimeve tregtare dhe partneri kryesor i Kosovës për vitin 2023 me vlerën 440 milion euro. Ne nje linje me Kurtin presidentja Osmani tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund kercenimeve nga ana e Serbisë
Kryeparlamentrja Spiropali tha se Kosova është prioritet kombëtarë i Shqipërisë dhe Shqipëria është prioritet kombëtarë i Kosovës.