Senati amerikan refuzon David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Senati i ka kërkuar Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share