Senati amerikan miraton ndihmën 95 miliardëshe për Ukrainën, Izraelin dhe Taivanin

Senati i ShBA-së, i drejtuar nga Demokratët ka votuar për kalimin e pakos së ndihmave në vlerë mbi 95.34 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Taivanin.

Ky votim ka ndodhur në mes të rritjes së dyshimeve rreth fatit të legjislacionit në Dhomën e Përfaqësuesve e cila kontrollohet nga Republikanët, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Ligjvënësit në një votim që u bë para agimit qartësuan pragun prej 60 votave për ta dërguar ligjin në Dhomë.

Presidenti Joe Biden ka qenë duke kërkuar nga Kongresi për disa muaj që të nxitojë rreth ndihmës për Ukrainën dhe partnerët amerikan në Indo-Paqësor, përfshirë Taivanin. Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi mbi Izraelin, Biden gjithashtu ka kërkuar fonde për aleatin amerikan, përkrah ndihmës humanitare për palestinezes në Gaza.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share