Pacientët të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje koronare e zemrës janë në rrezik më të lartë për të pasur degradim të aftësive kognitive më vonë, tregon një studim i ri.
Studimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, zbuloi se rezultatet në testet njohëse, duke përfshirë kujtesën verbale dhe orientimin e kohës janë dobësuar më shpejt, tek pacientët me një diagnozë të tillë.
“Tani po shohim më shumë çështje që lidhen me funksionin kognitiv nga sëmundjet e zemrës, teksa shumë njerëz jetojnë më gjatë dhe gjithashtu i nënshtrohen procedurave të zemrës, si dhe përdorin ilaçe” tha Dr. Neelum T. Aggarwal.
Autorët e studimit thonë se hulumtimet e mëparshme mbi këtë çështje kanë qenë shpesh të fokusuara në rolin e kushteve si sulmet në zemër dhe ndonjëherë kanë treguar rënie më të shpejtë në aftësitë njohëse më pas.
Por, studimi i ri gjeti një ndikim afatgjatë në tru, duke ndjekur të rriturit pa sulme për një mesatare prej 12 vjetësh.