Sëmundje e papritur, aktorja ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Charlbi Dean, një aktore e njohur për fansat e DC, filmat indie dhe të apasionuarit e modës, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Një burim i afërt me të është shprehur për “TMZ” se ajo ndërroi jetë të hënën pas një sëmundjeje të papritur. Ende nuk dihet se kundër cilës sëmundje po luftonte aktorja, por burimi bën të ditur se vdiq në një spital të Nju Jorkut.

Dean së fundmi fitoi një rol të madh për filmin “Triangle of Sadness”, i cili nuk ka debutuar ende në kinema, por la mbresa të shkëlqyera në Festivalin e Kanës, ku edhe rrëmbeu çmimin e Palmës së Artë.

Ajo njihet edhe për “Black Lightning”, “Blood in the Water”, “Don’t Sleep”, “Porthole” dhe “An Interview ëith God”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share