Selmani: Trysnia e BE-së ndaj Kosovës e pakuptueshme – tani do të ndryshojnë fuqitë në tavolinë!

Ngjarjet e djeshme në Kosovë do të ndryshojnë rrjedhën e bisedimeve e sidomos fuqitë në tavolinën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerësoi analisti politik, Imer Selmani, i cili shtoi se sjellja e deritanishme e BE-së karshi Kosovës ka qenë e papranueshme, duke aluduar edhe në favorizim të palës serbe.

“Kjo situatë e re mendoj se do të bëjë një zhvillim të ri, një përshpejtim të ri të negociatave dhe do të ndryshojë fuqitë në tavolinë. Tani shumë qartë dihet se kush është pala që provokon jostabilitet, kush është pala që ka në posedim ilegal armatim, kush është pala që është e organizuar nga njëra anë të bojkotojë institucionet legale të Kosovës, del nga pushteti lokal, jep dorëheqje, lëshon policinë vendore të Kosovës. Nga ana tjetër Lista Srpska punon në artikulimin e kërkesave dhe interesave politike serbe dhe nga e njejta strukturë, por e organizuar në mënyrë terroriste bëjnë sulme si ditën e djeshme. Pala serbe do të jetë në një situatë krejtësisht ndryshe nga ajo që e ka pasur dhe unë, por edhe krejt ne presim që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja pas kësaj të marrë rol shumë më aktiv, më proaktiv, mos i lënë vetëm në duar të europianëve, për arsye se askush nga ne e së paku ata që mbajnë peshën dhe barrën kryesore të luftës në Ukrainë, të lejojnë ashtu butë të tejkalojnë situatën e një kërcënimi kaq të madh për krijimin e një situate të konfliktit të ri, pikërisht në zemër të Ballkanit”, tha mes tjerash Imer Selmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share