Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare.
Naser Selmani: “Më 24 prill është verdikti i popullit. Në skenën e politikës maqedonase ishte tërmet gjithë ajo përkrahje ndaj VMRO-DPMNE-së. Dinamika e zgjedhjeve me këtë ndikim të VMRO-së do të ketë ndikim dhe tek kampi politik shqiptar. Ne besonim që ndoshta VMRO të ketë ndër 50 deputetë por me këtë trend, VMRO-ja do të jetë në favor të zgjedh se kend e merr partner në koalicion. Kur ka pas VMRO-ja këtë përkrahje në krahasim me LSDM-në, asnjëherë”, tha Selmani.
Selmani tha se VMRO-DPMNE i mori këto vota pas gabimeve të LSDM-së gjatë kësaj qeverisje. /TvKlan.mk